• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në VK Bogorodicë janë sekuestruar 11.800 dollarë, bashkëshortët tentuan t'i nxjerrin nga shteti në mënyrë të paligjshme

Në VK Bogorodicë janë sekuestruar 11.800 dollarë, bashkëshortët tentuan t'i nxjerrin nga shteti në mënyrë të paligjshme

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Inspektorë doganor nga ekipi mobil i Sektorit për kontroll dhe hetime kanë parandaluar tentimin e dy bashkëshortëve për nxjerrjen e paligjshme të devizave jashtë shtetit në vlerë prej 16 mijë dollarësh, informojnë nga Drejtoria doganore.

"Bashkëshortët, përndryshe shtetas të Maqedonisë, gjatë daljes nga shteti në vendkalimin kufitar Bogorodicë, të pyetur nga inspektorët mobil nëse kanë diçka për të raportuar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë"; theksohet në kumtesën.

Nga Drejtoria doganore theksojnë se gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, në kasetën e përparme janë gjetur 16 mijë dollarë. Sipas Ligjit për punë devizore, të dy personave u janë kthyer 2100 dollarë, ndërsa 11800 dollarët e mbetura janë konfiskuar përkohësisht.

Pas marrjes së deklaratave nga udhëtarët, ndaj drejtuesit të automjetit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore.

"Njoftojmë qytetarët se gjatë daljes nga vendi mund të sjellin para efektive të huaja në shumën prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë në vlerë mbi 2 mijë euro, janë të detyruar ta raportojnë në organin doganor duke paraqitur vërtetim nga banka e autorizuar ose këmbimore. Nuk lejohet nxjerrja e valutës mbi 10 mijë euro", theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR