• e hënë, 08 korrik 2024

Në VK "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" për dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore

Në VK

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM.

Në vendkalimin kufitar  "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" për dalje nga shteti vërehet frekuencë e rritur e veturave, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR