• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vitin 2023 është ulur numri i martesave, ndërsa është rritur numri i divorceve

Në vitin 2023 është ulur numri i martesave, ndërsa është rritur numri i divorceve

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 1,6 për qind dhe arrin në 12 672 martesa.

Shumica e martesave, 1 597 ose 12,6 për qind, u lidhën gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit mars, 730 martesa ose 5,8 për qind.

Më së shpeshti kemi kurorzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesëmarrje prej 93,2 për qind për femra dhe 92,2 për qind për meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i kurorzimeve, burrat kanë një pjesëmarrje më të madhe në martesa të dyta me 7,0 për qind dhe të treta me një pjesmarrje prej 0,8 për qind.

Gjatë vitit 2023, numri më i madh i kurorzimeve prej 4 228 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 33,4 për qind dhe 4 450 ose 35,1 për qind te burrat.

Mosha mesatare e martesës së parë është 27.5 vjeç për femrat dhe 30.1 vjeç për meshkujt.

Numri i divorceve në vitin 2023 vërehet rritje prej 9,4 për qind krahasuar me vitin 2022 dhe arriti në 1 765 martesa të divorcuara.

Më pak martesa, 66 ose 3,7 për qind gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht, dhe më së shumti 201 ose 11,4 për qind në muajin dhjetor..

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 310 ose 17,6 për qind te femrat dhe 295 divorce ose 17,6 për qind te meshkujt, ka ndodhur në të njëjtën grupmoshë 35 - 39 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 393 ose 22,3 për qind kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.  ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR