• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në vijim seanca konstituive e Këshillit të Sigurisë

Në vijim seanca konstituive e Këshillit të Sigurisë

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Në vijim është seanca konstituive e Këshillit të Sigurisë e caktuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vllado Spiridonov. 

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova do të marrë pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.

Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë këshillëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Kryetare e Këshillit të Sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa mënyra e punës së tij është përcaktuar me Rregullore. 

Seancat e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara mbledhjet mund të jenë edhe publike dhe për këtë vendos kryetari i Këshillit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR