Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve
- Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Risinë informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik të vitit 2024.
- Post By Sara Ademi
- 15:54, 5 gusht, 2024
Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Risinë informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik të vitit 2024.
Shfrytëzuesit e të drejtave të mjeteve të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t'i marrin mjetet në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin shitës ose përmes aplikacioneve elektronike dhe celulare nga sot, 5 gusht i vitit 2024.
Me qëllim që të shmanget rrëmuja para dhe në bankat gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të zbatohet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, me orarin e konfirmuar sipas rendit të alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit:
- 05.08.2024 - A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, Ll;
- 06.08.2024 - M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, X, C, Ç, XH, SH.
foto: Arkivi i MIA-s