• e premte, 27 dhjetor 2024

Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se sot fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik të vitit 2023.

"Përdoruesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë një kartelë debiti do të mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga sot – 4 gusht të vitit 2023", informojnë nga MPPS-ja. 

Me qëllim që të shmanget turma para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave për përdoruesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të zbatohet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas alfabetit, apo shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot për personat me mbiemrat: A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, LL, L dhe më 7 gusht (e hënë) M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, C, Ç, XH, SH.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR