• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë mesatarisht në ditë nga 10 mijë udhëtarë, nuk ka pritje

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë mesatarisht në ditë nga 10 mijë udhëtarë, nuk ka pritje

Tiranë, 10 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Strugës, ditëve të fundit për hyrje dhe dalje nga territori shqiptar regjistrohen nga mbi 10 mijë udhëtarë, lajmëroi televizioni Top çanel.

"Pjesa më e madhe e udhëtarëve të cilët vijnë në Shqipëri janë turistë të cilët shkojnë në bregdetin shqiptar për ta kaluar pushimin. Edhe përkundër frekuentimit të madh kalimi i kufirit po zhvillohet pa pritje. Turistët të cilët vijnë janë nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga vende të ndryshme evropiane", thekson televizioni.

Vlerëson se për dallim nga ditët e para të muajit, prej kur filloi të funksionojë menaxhimi i përbashkët i kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë, kur pati qëndrim më të gjatë, tani ajo është tejkaluar, gjë që e konstatojnë edhe turistët.

"Vijmë për pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë. Pa problem e kaluam kufirin, nuk u ndalëm as 5 minuta", deklaroi një turist.

Në 24 orët e fundit përmes këtij vendkalimi për hyrje në territorin shqiptar janë regjistruar 5700 përderisa për dalje 4800 persona.

"Në të dy anët funksionojnë nga tre sportele, që mjafton për t'u përballur me valën e shtuar të udhëtarëve dhe automjeteve. Prej fillimit të këtij muaji në vendkalim janë regjistruar mbi 100 mijë udhëtarë në hyrje dhe dalje nga territori shqiptar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR