• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vendkalimin kufitar "Bllatë" vetëm në muajin gusht kanë kaluar 97 mijë udhëtarë

Në vendkalimin kufitar

Dibër, 4 shtator 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bllatë", njëri nga dy kufijtë që funksionojnë në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë në Dibër, në gusht të këtij viti janë vërejtur mbi 10 për qind frekuentim më i madh krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

"Në muajin gusht për hyrje dhe dalje nga vendi janë regjistruar 97731 udhëtarë, prej tyre 50810 në hyrje dhe 46921 për dalje nga vendi ynë. Vitin e kaluar në hyrje janë regjistruar 49099, ndërsa në dalje 41684 udhëtarë", informuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Në vendkalimin e dytë kufitar Xhepishte-Trebishte, i cili ka karakter lokal, frekuenca është pothuajse në të njëjtin nivel. 

"Në këtë vendkalim për hyrje janë regjistruar 6103 udhëtarë, nga të cilët 3100 në hyrje, ndërsa 3003 në dalje. Në gusht të vitit të kaluar janë regjistruar 3058 udhëtarë në hyrje dhe 3055 në dalje", shton MPB.

Ky kalim në periudhën e verës, pra nga data 1 prill deri më 31 tetor, funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ndërsa në periudhën tjetër, pra nga 1 nëntori deri më 31 mars, nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Të drejtën e përdorimit e kanë vetëm banorët e rajonit kufitar, që do të thotë komuna e Dibrës dhe zona e Golobërdës në anën shqiptare. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR