Në vendkalimin Bogorodicë për hyrje dhe dalje janë hapur nga pesë korsi, pritet rreth një orë
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë hapur pesë korsi për dalje nga shteti dhe pesë korsi për hyrje në shtet. Nga ana e MPB-së, ndërmerren të gjitha masat dhe në funksion janë vendosur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike që të përshpejtohet kalimi i udhëtarëve, kuptohet me zbatimin e kontrolleve të obliguara kufitare. Për dalje nga shteti pritet rreth një orë, informuan për MIA-n sot nga MPB.
- Post By Besnik Shuki
- 12:55, 2 gusht, 2024
Strumicë, 2 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë hapur pesë korsi për dalje nga shteti dhe pesë korsi për hyrje në shtet. Nga ana e MPB-së, ndërmerren të gjitha masat dhe në funksion janë vendosur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike që të përshpejtohet kalimi i udhëtarëve, kuptohet me zbatimin e kontrolleve të obliguara kufitare. Për dalje nga shteti pritet rreth një orë, informuan për MIA-n sot nga MPB.
Siç njoftuan nga Ministria, në vendkalimin kufitar Bogorodicë në periudhën prej ora 10:00 dje deri ora 10:00 sot kanë hyrë 4.470 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë dalë 2.442. Lidhur me shtetasit e huaj, në shtet kanë hyrë 689 persona, ndërsa kanë dalë 5.988.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë hapur pesë korsi për hyrje në shtet. Në periudhën prej orës 10:00 dje deri në ora 10:00 sot kanë hyrë 2.743 shtretas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë dalë 2.246. Në shtetin tonë përmes këtij vendkalimi kufitar kanë hyrë 2.515 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 3.866. bsh/
Foto: Prontskrin NP Rrugët shtetërore