• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet nga një orë për dalje nga shteti

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet nga një orë për dalje nga shteti

 Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Në VK Bogorodicë dhe VK  Tabanoc, për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM-i.

 Ndërsa intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR