• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet prej 40 minuta deri në 1 orë

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet prej 40 minuta deri në 1 orë

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR