• e hënë, 08 korrik 2024

Në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" pritet rreth një orë

Në vendkalimet kufitare

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" pritet rreth një orë, informojnë sot pasdite nga LAMM.

"Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur", thuhet në kumtesë.

Që sot deri më datën 22 të këtij muaji për shkak të asfaltimit prej orës 8 deri në orën 18 do të mbyllet për komunikacion aksi Veles - Gradsko.

 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR