• e hënë, 08 korrik 2024

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta

 Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. 

 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

 Nga  LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ar/

Foto. Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR