• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet 30 minuta

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet 30 minuta

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur, informojnë nga LAMM.

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga shteti regjistrohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha për pritje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR