Në vendin tonë regjistrohen 800 raste me Kovid 19 në nivel mujor
- Regjistrohen 800 raste me Kovid-19 në vend në nivel mujor, ndërsa është rritur edhe numri i personave që testohen, tha sot në pyetjen e gazetarëve, Zllate Mehmedoviç, zëdhënës i Komisionit për sëmundje infektive.
- Post By Fami Bajrami
- 13:56, 19 tetor, 2023
Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Regjistrohen 800 raste me Kovid-19 në vend në nivel mujor, ndërsa është rritur edhe numri i personave që testohen, tha sot në pyetjen e gazetarëve, Zllate Mehmedoviç, zëdhënës i Komisionit për sëmundje infektive.
Sipas tij, në bazë nuk bëhet fjalë për numra seriozë, që do të mund të jenë shkak për rrezikimin e kapaciteteve shëndetësore.
"Tani për tani mjafton rekomandimi për vendosjen e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore", thotë Mehmedoviç, i cili mori pjesë në konferencën e rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë për gazetarë me temë “Vaksinimi i rregullt i fëmijëve – fakte dhe dezinformata”.
Komisioni për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë rekomandoi që maskat të përdoren vetëm në objektet shëndetësore si parandalim të përhapjes së Kovid-19, por nuk ka të bëjë për farmacitë apo shtëpitë e të moshuarve. rq/bsh/