• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në vërshimet në jug të Iranit humbën jetën 21 persona

Në vërshimet në jug të Iranit humbën jetën 21 persona
Teheran, 23 korrik 2022 (MIA) - Të paktën 21 persona humbën jetën në vërshimet në provincën iraniane jugore Fars, informuan mediat iraniane. Qyteti Estahban është prekur veçanërisht nga kushtet ekstreme të motit, informoi agjencia IRNA. Dy persona ende konsiderohen si të zhdukur. Në vendin e ngjarjes ka 150 punëtorë humanitarë të cilët arritën të shpëtonin disa familje. Shërbimi Meteorologjik i Iranit paralajmëroi se pret që shirat e mëdha të vazhdojnë të bien në këtë rajon, prandaj vërshimet edhe më tutje do të jenë kërcënim për popullatën lokale. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR