• e enjte, 18 korrik 2024

Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 10 njerëz

Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 10 njerëz
Sana, 24 korrik 2022 (MIA) – Dhjetë njerëz, mes të cilëve katër fëmijë, sot e humbën jetën në vërshimet dhe rënimin e një ndërtese në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Katër fëmijët e humbën jetën gjatë rënimit të ndërtesës në Sana, ndërsa gjashtë persona e humbën jetën në automjetin e marrë nga ujërat e ardhura në afërsi të kryeqytetit. Jemeni është vendi më i varfër në Gadishullin Arab, i goditur nga uria dhe i shkatërruar pas luftës shtatëvjeçare mes kryengritësve Huthi, të afërt me Iranin dhe forcave qeveritare, të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Të dy palët kanë nënshkruar armëpushim, që është në fuqi nga 2 prilli dhe duhet të zgjatë deri në fillim të gushtit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR