• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në UNT u realizua ditë e hapur e karrierës për maturantë dhe studentë

Në UNT u realizua ditë e hapur e karrierës për maturantë dhe studentë

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) -  Universiteti “Nënë Tereza” sot e zhvilloi “Ditën e Hapur” dhe panairin “Dita e Karrierës” në hapësirat e objektit të ri të Universitetit në ish-kazermën “Ilinden” në të cilën në prezencë të maturantëve u promovuan programet studimore të tetë fakulteteve si dhe patën mundësinë që përmes pjesëmarrjes së 20 kompanive private, Entit për punësim, Odës Ekomonike të Maqedonisë Veriperëndimore të njoftohen me kërkesën e tregut të punës.

Ky organizim, siç njoftoi UNT-ja, këtë vit për të gjithë maturantët dhe studentët ishte një mundësi pozitive për t'u njoftuar me njëri-tjetrin si dhe të marrin kontakte dhe shërbime nga kompanitë që prezentuan shërbimet e tyre profesionale.

Rektori Izet Zeqiri tha se oganizimi i këtij takimi, pjesemarrja e autoriteteve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kompanitë private, drejtorët e shkollave të mesme si dhe ajo maturantëve, studentëve do të mbetet në kujtimin e të gjithë neve, pasi që vjen një gjeneratë e artë e studentëve në universitetit tonë, me një staf të profesionistësh të dëshmuar në botën akademike dhe jo vetëm duke iu siguruar atyre një të ardhme të ndritur dhe premtues në kërkesat e tregut të punës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetarja e senatit të UNT-së, Suzana Jordanovska duke iu dëshiruar maturantëve dhe studentëve përkushtim në zhvillimin e jetës së tyre akademike dhe se e ardhmja e tyre studimore iu takon në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me një staf profesionistësh dhe avancues për karrierën e tyre studimore.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  Ahmet Qazimi potencoi se MASH-i qëndron fuqishëm pas UNT-së duke e mbështetur atë në zhvillimin dhe ngritjen e saj permanente për të mirën e përgjithëshme, në veçanti për maturantët dhe studentët aktual të UNT-së.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Durim Zeqiri në emër të kompanive falënderoi për mundësinë dhe iniciativat e tilla që studentët të jenë më afër bizneseve zhvillimore duke iu ofruar studentëve dhe jo vetëm platforma premtuese në suaza të kërkesës të tergut të punës.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup i ka tetë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik si dhe Fakulteti i Shkencave Humane.

QËNDRONI TË LIDHUR