Në Universitetin e Tetovës u mbajt debati i gjashtë publik për propozim-ligjin e ri mbi arsimin e lartë
- Universiteti Shtetëror i Tetovës ishte nikoçir në një debat publik për propozim-ligjin e ri për arsim të lartë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore. Nga Universiteti Shtetëror potencuan se profesorët e tyre nga të 13 fakultetet dorëzuan vërejtje dhe mendime mbi draft-ligjin përmes regjistrit të vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve - ENER.
- Post By Ramize Qamili
- 15:49, 25 shkurt, 2026
Tetovë, 25 shkurt 2026 (MIA) - Universiteti Shtetëror i Tetovës ishte nikoçir në një debat publik për propozim-ligjin e ri për arsim të lartë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore. Nga Universiteti Shtetëror potencuan se profesorët e tyre nga të 13 fakultetet dorëzuan vërejtje dhe mendime mbi draft-ligjin përmes regjistrit të vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve - ENER.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, theksoi dhe se Administrata e Rektorit ka marrë propozime nga 13 këshilla mësimore dhe shkencore pranë këtyre 13 fakulteteve.
"Vërejtjet i referohen faktit se kuadri arsimor beson se autonomia e Universitetit po kërcënohet. E dyta, ka një numër të madh vërejtjesh në lidhje me akreditimin e studimeve të doktoraturës dhe, e treta, që është shumë e rëndësishme, kriteret e përzgjedhjes në tituj mësimorë-shkencorë dhe që kjo të jetë në nivelin e realitetit sepse është shumë e rëndësishme të njihen revistat shkencore që janë pjesë e njësive tona, gjegjësisht e fakulteteve tona. Për shembull, ne kemi 13 revista shkencore ndërkombëtare dhe është shumë e rëndësishme që ato të respektohen kur profesorët marrin një titull të ri, që punimet në revistat tona të numërohen" tha rektori Zejneli.
Ky është debati i gjashtë publike që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon së bashku me institucionet arsimore.
Ministrja Vesna Janevska tha se ky debat me kuadrin mësimor dhe shkencor nga ky Universitet, si dhe të gjithë të tjerët që ajo vizitoi, ka për qëllim të kontribuojë së bashku në përmirësimin e tekstit të ligjit.
Ajo theksoi se ligji ofron disa elementë të rëndësishëm që do të mundësojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit për studentët, të cilët do të përgatiten me njohuri, kompetenca dhe aftësi si anëtarë të ardhshëm të bashkësisë akademike dhe tregut të punës.
"Parimet dhe politikat themelore të cilat përcaktohen në këtë ligj janë meritokracia, matshmëria e cilësisë, ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi midis universiteteve, dukshmëria shtesë e universiteteve, por edhe e stafit mësimdhënës si në vend ashtu edhe jashtë vendit, konkurrenca midis universiteteve në vend dhe me ato relevante jashtë vendit, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja, që do ta them të fundit por është më e rëndësishmja, u ofron studentëve përvetësimin e njohurive relevante dhe komoditetet për studime në universitetet tona", theksoi Janevska.
Në pyetjen e gazetarëve nëse disa programe do të mbylleshin, Janevska tha se për këtë vetë Universiteti do të vendos. rq/
Foto: MIA