• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në ueb faqen e KSHPK-së prej sot në dispozicion të dhënat për gjendjen e pasurisë të personave aktualë të zgjedhur dhe të emëruar

Në ueb faqen e KSHPK-së prej sot në dispozicion të dhënat për gjendjen e pasurisë të personave aktualë të zgjedhur dhe të emëruar

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Prej sot të dhënat nga deklaratat për gjendjen e pasurisë dhe interesave, të parashtruara përmes sistemit të ri elektronik, që është në funksion nga data 01.01.2024, përveç të dhënave të mbrojtura me ligj, janë publikisht në dispozicion në ueb-faqen e KSHPK-së. 

KSHPK në kumtesën e sotme tregon se personat të cilët në bazë të nenit 82 dhe nenit 85 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 12/2019) kanë për detyrë të dorëzojnë deklaratë për gjendjen e pasurisë dhe interesave dhe ndryshim të gjendjes së pasurisë dhe interesave, deklaratën detyrimisht duhet ta dorëzojnë përmes sistemit elektronik me paraqitje në linkun adekuat, ndërsa kopje të shtypur të deklaratës të dorëzojnë në arkivin e KSHPK-së.

"KSHPK gjithashtu u bën thirrje të gjithë personave aktualë të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët kanë qenë të obliguar të dorëzojnë pyetësorë dhe deklarata të interesit, në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 28/2002, 46/ 2004, 126/2006, 10/2008, 161/2008, 145/10, 97/15 dhe 148/15) dhe Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 70/2007, 114/2009, 6/12 dhe 153/15) të paraqesin deklaratat e gjendjes së pasurisë dhe të interesave në formularin e ri, nëse këtë nuk e kanë bërë ende. Kjo është e nevojshme për faktin se pa dorëzuar deklaratën e pasurisë dhe interesave përmes sistemit të ri elektronik, ata nuk mund të raportojnë ndryshime në pasurinë dhe interesat e tyre, si dhe të paraqesin deklaratën e pasurisë dhe interesit pas largimit nga detyra" thuhet në kumtesën e KSHPK-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR