• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar 1.778 hipoteka të patundshmërive

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar 1.778 hipoteka të patundshmërive

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Në periudhën korrik- shtator të vitit 2023 janë regjistruar 1.776 ngarkesa në patundshmëri me vlerë të përgjithshme prej 376.635.093 euro dhe 1.971.233.665 denarë, tregojnë të dhënat e Agjencisë për kadastër të patundshmërive (AKP).

Në Qendrën për kadastër të patundshmërive - Shkup në tremujorin e tretë të vitit të kaluar janë regjistruar 642 hipoteka me vlerë të përgjithshme prej 79.752.470 euro dhe 415.352.997 denarë, ndërsa në 29 zona regjionale për kadastër të patundshmërive ka pasur 1.134 ngarkesa për patundshmëri me vlerë prej 26.882.623 dhe 1.555.880.668 denarë.

Deri në fund të shtatorit të vitit 2023, janë vërtetuar të dhënat për 90 parcela kadastrale dhe 407 pjesë objektesh të regjistruara në Regjistrin e pasurive të patundshme të destinuara për shitje, tregon Raporti për punën e Agjencisë për kadastër të patundshmërive për periudhën korrik - shtator 2023. 

Në fund të tremujorit të tretë në Agjencinë e kadastrës së patundshmërive janë pranuar 253.186 lëndë, prej të cilave 239.136 janë zgjidhur, janë refuzuar 14.207 dhe 2.327 të pazgjidhura. Si të bartura nga tre mujori i mëparshëm figurojnë 2.484 lëndë.

Nga 2.327 lëndë të pazgjidhura, 108 janë me këtë status për më shumë se një muaj, gjegjësisht në QKP Shkup për më shumë se një muaj nuk janë zgjidhur 83, ndërsa në DKP rajonale 25. qa/

Foto: MIA, printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR