• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në tregjet në Shkup dhe Tetovë u sekuestruan mjete piroteknike dhe duhan të prerë që shitej në mënyrë të paligjshme

Në tregjet në Shkup dhe Tetovë u sekuestruan mjete piroteknike dhe duhan të prerë që shitej në mënyrë të paligjshme

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA)  - Në Bit Pazar në Shkup, disa persona fizikë në tezga të improvizuara kanë kryer shitje të palejuar të duhanit të prerë, në Tregun e Gjelbërt në Shkup ndërkaq janë konfiskuar rreth 180 kilogramë duhan të prerë, ndërsa  një sasi e madhe e duhanit të  prerë dhe cigare janë konfiskuar dhe nga pesë persona fizikë që kanë kryer shitje në tezga të improvizuara para Tregut të Gjelbërt në Tetovë, si dhe te dy persona në tregun në lagjen Metodija Andonov Çento në Shkup.

 

Siç informuan nga MPB-ja, sot nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale - Sektori për Krim Ekonomik dhe Korrupsion dhe Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë në koordinim me nëpunësit doganorë nga Sektori për Kontroll dhe Hetime  në Drejtorinë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror të  Tregut në më shumë lokacione në Shkup kanë zbatuar masa dhe aktivitete për shkatërrimin e kontrabandës me mallra të akcizës dhe shmangien e detyrimeve për shitjen e duhanit të prerë dhe produkteve të duhanit pa akcizë dhe detyrime të paguara.

 

Nga MPB-ja paralajmëruan se do të vijojnë parashtresa përkatëse. 

 Foto: MPB

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR