• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në tre gjimnazet në rrethinën e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 408 nxënës

Në tre gjimnazet në rrethinën e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 408 nxënës

Dibër, 20 maj 2024 (MIA) - Bazuar në konkursin e MASH-it për regjistrim në vitin e parë, në vitin akademik 2024/2025, në tre shkolla të mesme komunale, aq sa funksionojnë në komunat Dibër, Qendrën e Zhupës dhe Mavrovë dhe Rostushe, mundësi për regjistrim kanë 408 nxënës. 

"Në institucionin tonë mundësi të regjistrohen në vitin e parë kanë 272 nxënës, në tetë paralele, prej të cilëve pesë me mësim në gjuhën shqipe dhe tre në gjuhën maqedonase, të gjithë drejtime të gjimnazit. Në mësimin në gjuhën shqipe janë 170 nxënës, të gjithë në Dibër. Nga paralelet në gjuhën maqedone, dy janë në Dibër dhe një paralele në fshatin Mogorçe, në të gjitha gjithsej mund të regjistrohen 102 nxënës", tha për MIA-n, Ramadan Imeri, drejtor i gjimnazit "28 Nëntori". 

Sipas drejtorit, Sabri Asani, në gjimnazin "ATA" në Qendër të Zhupës, kuota për regjistrim në vitin e parë është 68 nxënës, gjegjësisht nga një paralele me mësim në gjuhën maqedone dhe një në gjuhën turke. 

Edhe në SHMK "Mavrovë Rostushë" në Rostushë, në selinë e komunës Mavrovë Rostushë, në vitin e parë të drejtën e regjistrimit e kanë 68 nxënës, në dy paralele në gjuhën maqedonase.

Regjistrimi i parë elektronik i nxënësve, në periudhën e parë të regjistrimit, do të bëhet nga data 20 deri më 25 qershor, ndërsa i dyti në datat 1 dhe 2 korrik. Regjistrimi i dytë do të bëhet më 21 gusht. 

Për vite me radhë, në asnjë gjimnaz të Dibrës, numri i parashikuar nuk mbushet, as gjysma, për çka arsyeja kryesore është emigrimi masovik, ndërsa këtu sigurisht edhe vendosmëria e disa prej nxënësve për të vazhduar shkollimin në një shkollë të mesme profesionale në vend. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR