• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Tiranë mbahet konferenca e 27-të e shefave të SHM të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut

Në Tiranë mbahet konferenca e 27-të e shefave të SHM të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut

Tiranë, 18 shtator 2024 (MIA) - Në Tiranë sot filloi Konferenca e 27-të e shefave të shtatëmadhorive të Iniciativës për kartën amerikano-adriatike (A-5).

Me konferencën bashkëkryeson shefi i Shtatëmadhorisë së armatës shqiptare, gjeneral-majori, Arben Kingji dhe komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, në të njëjtën kohë edhe komandant i forcave aleate në Evropë, gjenerali Kristofer Kavolli.

Fokusi i kësaj konference do të jenë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2 për qind nga Produkti të Brendshëm Bruto, si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.

Gjenerali Kavolli në hapjen deklaroi se konferenca e Kartës së Adriatikut ka për qëllim t'i avancojë parimet dhe vlerat themelore të KB-së.

"Për ne është shumë mirë të udhëheqim dialog dhe të fokusohemi në këtë pjesë kritike të Evropës. Kombet këtu janë të përkushtuar në avancimin e parimeve të Kartës së KB-së dhe vlerat themelore, të cilat për ne janë shumë të mira. Kjo konferencë është një themel dhe punë për ne që të shkojmë përpara për një të ardhme me prosperitet. Partneriteti ynë i vijueshëm dhe i vazhduar, jo vetëm me njëri-tjetrin, por ndër të gjithë ne mbështet këtë synim të përbashkët", tha Kavolli.

Në konferencë marrin pjesë vendet nënshkruese të A-5: SHBA-ja, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa me status të vëzhguesit janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës dhe Sllovenisë, komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, si dhe adjutantët nga shtetet adekuate të Programit për partneritet të Gardës kombëtare të SHBA-së (Nju-Xhersi, Merlilend, Minesota, Vermont, mejn), shtetet e Programit për partneritet të Vëzhguesit shtetëror (Ohajo, Kolorado, Ajova), publikoi ATSH. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR