• e shtunë, 05 tetor 2024

Në Tiranë konferencë të ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar bashkëpunimit për sigurinë dhe zhvillimet migruese

Në Tiranë konferencë të ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar bashkëpunimit për sigurinë dhe zhvillimet migruese

Tiranë, 14 maj 2024 (MIA) - Me temë "Bashkëpunimi për sigurinë dhe zhvillimet migruese në Ballkanin Perëndimor" sot në Tiranë mbahet konfereca e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve nga Ballkani Perëndimor, me prani edhe të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Duke e hapur konferencën, nikoqiri, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Bala porositi se është shumë me rëndësi të ketë bashkëpunim me të gjerë rajonal kundër krimit të organizuar dhe përkrahje më të fuqishme nga BE-ja.

"Në shtator të vitit 2023 kur u tubuam në kuadër të procesit të Berlinit, arritëm marrëveshje që të ndërmarrim një qasje drejt menaxhimit të kufijve. Sot t'i konfirmojmë përpjekjet për rajjon më stabil dhe për bashkëpunim me të thellë. Së bashku mundemi të ndërtojmë ardhmërinë, ku siguria dhe prosperiteti janë garancë për qytetarët tanë", tha Balla.  

Ai shtoi se angazhimi i vazhdueshëm i partnerëve të koalicionit jep besim se me punë të përbashkët si rajon, mundemi më shpejtë dhe më fuqishëm të përparojmë në ambicjet tona që të inkuadrohemi në Bashkimin Evropian, duke i ndarë parimet e sundimit të së drejtës së bashku si rajon.

Ai konstatoi se "nëse ka ndonjë çështje të posaçme ku mundemi ngusht të bashkëpunojmë, kjo është menaxhimi me zhvillimet migruese".

"Viteve të fundit Shqipëria, së bashku me vendet tjera nga rajoni, i ka mbrojtur vlerat dhe praktikën e bashkëpunimit rajonal, duke arritur rezultate të dukshme për qytetarët tanë, siç janë marrëveshjet me Kosovën dhe Maqeodninë e Veriut për lëvizje të lirë, si dhe për ballafaqimin me zhvillimet migruese, përmes pengimit të migrimit ilegal me fokus në sigurinë kufitare, por edhe respektimin e dinjitetit njerëzor të migrantit", tha Balla.

Ai shtoi se bashkëpunimi me FRONTEKS-in është një nga shtyllat e strategjisë për menaxhim me kufij dhe luftën kundër migrimit ilegal.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, mes tjerash dha garanca se "BE-ja është përkrah juve dhe është e gatshme t'ju përkrah në zbatimin e strategjisë për ballafaqimin me migracionin".

"Plani aksional i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet kornizë kyçe për poliitkë për migrim, azil dhe menaxhim me kufijtë. Kjo është kornizë për bashkëpunim jo vetëm me BE, por edhe me vendet nga rajoni me qëllim që të ballafaqohemi me sfidat migruese dhe të sigurisë. Implementimi i kësaj kornize ka sjellur rezultate në zvogëlimin e presionit migrues për të paktën 1/3 në korridoret e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2023, në krahasim me vitin 2022", deklaroi ai.

Kjo, sipas Gonzatos, është e mundësuar me përkushtimin e fuqishëm të të gjithë partnerëve në rajon dhe përkrahjen e madhe, pa dallim nëse është financiare dhe teknike, nga BE-ja dhe agjencitë e saj, që "e shpreh punën tonë të përbashkët". bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR