• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Tetovë tribunë në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropa"

Në Tetovë tribunë në kuadër të fushatës

 

Tetovë, 6 tetor 2023 (MIA) - Në Tetovë sot do të mbahet tribunë si pjesë e fushatës "Ne jemi Evropa", në të cilën do të drejtohen zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, Andrea Silvestri, ambasadore e Republikës së Italisë dhe Pranvera Kasami nga Institute for Leadership and Public Policy - ILPP.

Ngjarja është pjesë e fushatës "Ne jemi Evropa" që mbahet në disa qytete të vendit, nën moton "Panairi i vlerave evropiane".

Siç kumtoi SÇE-ja, ngjarjet janë të karakterit informativ dhe synojnë thellimin e dialogut me qytetarët për mundësitë dhe përfitimet që ofron anëtarësimi në BE.

Në tribunë në "Zhena park" në Tetovë teme do të jetë anëtarësimi në BE dhe të rinjtë si perspektivë për një të ardhme progresive të shtetit.

Fushata “Ne jemi Evropa” e udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, realizohet në tetë qytete të vendit, përkatësisht: Tetovë, Manastir, Kumanovë, Ohër, Shkup, Strumicë, Prilep dhe Shtip, në kuadër të së cilës organizohen tribuna dhe takime me qytetarë, të cilët për secilin nga qytetet japin informacione dhe hapin pika për diskutim për disa tema: bujqësi, kulturë, energji, turizëm, ekonomi, rini, infrastrukturë dhe sociale. ls/

Foto: Sekretariati për çështje evropiane 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR