• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Tetovë fillon Festivali i muzikës së vjetër qytetare shqiptare "Teuta"

Në Tetovë fillon Festivali i muzikës së vjetër qytetare shqiptare

Tetovë, 14 tetor 2023 (MIA) - Festivali i muzikës së vjetër qytetare shqiptare "Teuta" sonte do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Ky është edicioni i 12-të i Festivalit, program muzikor e cila është pjesë e programit vjetor të Qendrës së kulturës.

"Ky Festival është një platformë e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore të muzikës së vjetër qytetare shqiptare dhe për kremtimin e vlerave kulturore në Tetovë. Në këtë edicion të festivalit, drejtori i Qendrës së Kulturës, Arlind Huseini, së bashku me stafin e tij, si dhe këshillin artistik të festivalit, u siguruan që ansamblet e njohura kombëtare nga Tirana dhe Prishtina si dhe ansambli nga Elbasani të marrin pjesë, të cilat do të sjellin një frymë ndryshe nga kohët e tjera të muzikës së vjetër popullore, duke përfshirë një gamë të gjerë thuajse të gjithë hapësirës shqiptare, ku ky zhanër muzikor ushqehet dhe ruhet me fanatizëm. Gjithashtu, kori i grave "Teuta", që është nikoqiri i këtij festivali, do të performojë në skenën e tij të njohur me pasion dhe krenari, duke e përfaqësuar denjësisht qytetin e tyre", informojnë nga Qendra e Kulturës.

Festivali fillon në orën 19:30 dhe hyrja është falas. Marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve - Republika e Shqipërisë (Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Folklorik), Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota", Republika e Kosovës, Ansambli "Isuf Miziri" nga Elbasani dhe Kori i grave "Teuta" nga Tetova. as/sa/

foto: Arkivi i MIA-s (Qendra e kulturës)

Logo - Qendra e Kulturës 

QËNDRONI TË LIDHUR