• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Tetovë është hapur Shtëpia e shtatë evropiane në shtet

Në Tetovë është hapur Shtëpia e shtatë evropiane në shtet

Tetovë, 5 qershor 2024 (MIA) - Në Tetovë sot filloi të funksionojë zyra e Shtëpisë Evropiane (Еurope House) e Delegacionit të Bashkimit Evropian, objekti i shtatë i tillë në shtet. Euroambasadori Dejvid Gir mori pjesë në hapjen e objektit dhe aktiviteteve me këtë rast të cilat, i kushtoheshin edhe Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor. 

"Në disa kultura, numri shtatë do të thotë diçka kur përfundon, kompletohet. Me vetë hapjen e zyrës së shtatë të Shtëpisë Evropiane në fakt përfundon hapja e rrjetit të plotë të Shtëpisë Evropiane, e cila filloi me zyrën e parë në Shkup për të vazhduar në Kriva Pallankë, në Strumicë, në Veles, në Manastir, javën e kaluar Shtëpia Evropiane u hap edhe në Strugë. Shtëpia Evropiane është vend për gjeneratat e reja, ku të rinjtë mund të mblidhen për të diskutuar çështje që janë të rëndësishme për ta dhe gjithashtu të jenë në gjendje të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me inovacionin, në fakt çështje që janë të rëndësishme për vetë Bashkimin Evropian", tha ambasadori Gir. 

Përmes rrjetit të Jurop Haus vitin e kaluar ishin organizuar mbi 900 aktivitete me praninë e 36 mijë personave.

"Sot e hapim Jurop Haus në Tetovë, qytet i cili është multietnik, gjithashtu qytet i cili me të vërtetë ka shumë kulturë të ndryshme, gjuhë të ndryshme me dy universitete dhe gjashtë shkolla të mesme. Besoj se kjo Jurop Haus do ta tërheqë atë energji të këtyre njerëzve të rinj, të mund tu japë drejtim drejt Bashkimit Evropian dhe do të mund ta përmirësojë cilësinë e jetës së tyre në Tetovë dhe në rajon. Investimi ynë në Jurop Haus në fakt nuk është asgjë tjetër por investim në të rinjtë si investim në Bashkimin Evropian të këtij vendi", theksoi euroambasadori Gir. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR