• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në territorin e gjithë shtetit 168 sanksione për vozitje të shpejtë

Në territorin e gjithë shtetit 168 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 168 drejtues mjetesh.

Prej tyre, tetë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 75 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 93 jashtë vendeve të banuara.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR