• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Teatrin shqiptar në Shkup u mbajt manifestimi “Dita e Plisit”

Në Teatrin shqiptar në Shkup u mbajt manifestimi “Dita e Plisit”
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës sot në Teatrin Shqiptar në Shkup sot u mbajt manifestimi “Dita e Plisit”. Kryetari i BDI- së Ali Ahmeti përmes një publikimi shkruan se në këngë e valle kemi ruajtur historinë dhe kujtimin për heronjtë, përmes tyre dhe Plisit, bota mbarë njeh të kaluarën dhe kulturën tonë. “’Dita e Plisit’ në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë për vite me radhë prezanton me mjeshtëri të lartë artistike trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe peshën e madhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar. Uroj që të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim të jetë ambasadori më i mirë i vlerave tona kulturore. Të mbajmë me krenari Plisin e bardhë, simbol të lashtësisë së indit tonë kombëtar!”, thekson Ahmeti. Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në “Ditën e Plisit”. Grubi u shpreh se ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që po vazhdohet tradita organizative e “Ditës së Plisit” së bashku edhe me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare. “Kënaqësi e jashtëzakonshme që së bashku me Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare u përkujdesëm për vazhdimin e traditës organizative ‘Dita e Plisit’ me rastin e përvjetoreve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Spektakël i vërtetë vlerash të trashëgimisë kulturore u prezantua sot në Teatrin Shqiptar në Shkup”, ka shkruar mes tjerash Grubi ku kanë marrë pjesë edhe figura tjera politike, ministra dhe funksionarë të BDI-së dhe artistë të njohur nga vendi dhe rajoni. Ndryshe ngjarja është organizuar nga Ansambli nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR