Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata
- Në VK Tabanoc vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, ndërsa koha e pritjes për të hyrë në vend është nga 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Në VK Tabanoc vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, ndërsa koha e pritjes për të hyrë në vend është nga 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale R1109 aksi "Ponov most" – hyrje në Bogdanc, nga sot është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht vozitje të kujdesshme të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: arkivi i MIA-s