• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në "Bogorodicë" për dalje rreth 30 minuta

Në

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - LAMM njofton se për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar "Tabanoc"  koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Sipas LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur,ndërsa  .Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit rugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delleçevë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR