• e premte, 27 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në "Bogorodicë" për dalje rreth 30 minuta

Në

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thonë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR