• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, për dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit rugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delleçevë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR