• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në tërmetin në Turqi janë shkatërruar mbi 300 përmendore kulturore 

Në tërmetin në Turqi janë shkatërruar mbi 300 përmendore kulturore 

Ankara, 1 mars 2023 (MIA) - Në tërmetin që goditi Turqinë më 6 shkurt, u shkatërruan më shumë se 60 monumente dhe 300 përmendore kulturore.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet në provincën Hataj. Në kohët e lashta, qyteti Antakia ishte një nga qytetet më të mëdha në botë dhe qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Romake.

Përveç krizës së madhe humanitare dhe vuajtjeve të mijëra njerëzve, në Antakia po bëhen përpjekje për të shpëtuar mbetjet e trashëgimisë mijëravjeçare të feve dhe kulturave më të mëdha botërore.

Në tërmetin katastrofal në Turqi, sipas të dhënave të sotme kanë humbur jetën 45.089 persona, ndërsa në atë vend janë prekur mbi 13 milionë njerëz. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR