• e diel, 06 tetor 2024

Në sulmin masiv me raketa ruse në Ukrainë, u vranë të paktën 20 persona, 10 prej tyre në qytetin e lindjes së Zelenskit

Në sulmin masiv me raketa ruse në Ukrainë, u vranë të paktën 20 persona, 10 prej tyre në qytetin e lindjes së Zelenskit

Kiev, 8 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona janë vrarë, ndërsa 31 të tjerë janë plagosur në sulmet ruse ndaj Krivij Rih në Ukrainë, me çka numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë nga sulmi masiv me raketa në të gjithë vendin u rrit në 20 persona.

"Dhjetë persona janë vrarë, 31 tashmë janë shtruar në spital – 10 prej të cilëve janë plagosur rëndë. Të gjitha shërbimet e urgjencës, shërbimeve mjekësore janë akivizuar", njoftoi prefekti Aleksandar Vilkull përmes rrjeteve sociale. 

Të paktën 20 persona janë vrarë në sulmin masiv me raketa ruse në qytete në të gjithë Ukrainën, sipas zyrtarëve.  Në kryeqytetin e Kievit të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën. Prefekti i qytetit tha se spitali i fëmijëve u godit nga sulmi me raketë dhe u evakuua.

Shefi i administratës ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës Krivi Rih deklaroi se të paktën 10 njerëz u vranë atje dhe tre vdiqën në qytetin lindor të Pokrovskit.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski cili ndodhet pë vizitë në Poloni, deklaroi se Rusia kishte gjuajtur rreth 40 raketa në objektiva në të gjithë vendin. Zelenski, i cili do të udhëtojë në SHBA për samitin e NATO-s këtë javë në Uashington, theksoi se Rusia kishte "sulmuar masivisht" Ukrainën.

Qytete të ndryshme: Kiev, Dnjepër, Krivi Rih, Slavjanska, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme.. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë janë dëmtuar, tha ai.

Vitalij Kliçhko, kryetari i Kievit, vlerësoi se bombardimi i sotëm ishte sulmi më i madh në kryeqytet që nga fillimi i luftës.

Krivij Rih është vendlindja e Zelenskit dhe është sulmuar vazhdimisht nga Rusia që kur nisi pushtimin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. 

Bombardimi rus vjen pasi kryeministri indian Narendra Modi mbërriti në Moskë për vizitë shtetërore dyditore në Rusi, ku është planifikuar të zhvillojë bisedime me presidentin Vladimir Putin në Kremlin.

Kriza ruso-ukrainase, e cila filloi në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë, u përshkallëzua në vitin 2022 me pushtimin e plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë. qa/fc/

Foto: Iks (Tuiter)

 

QËNDRONI TË LIDHUR