• e martë, 24 shtator 2024

Në sulmet e sotme izraelite në Liban jetën e humbën të paktën 50 persona, pësojnë gra, fëmijë dhe personeli mjekësor

Në sulmet e sotme izraelite në Liban jetën e humbën të paktën 50 persona, pësojnë gra, fëmijë dhe personeli mjekësor

Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se në sulmet e sotme izraelite në Libanin jugor janë vrarë të paktën 50 persona, ndërsa mbi 300 janë plagosur, mes tyre fëmijë, gra dhe punonjës mjekësor.

“Sipas të dhënave të para, 50 persona humbën jetën dhe mbi 300 u lënduan në sulmet izraelite në lokalitete dhe fshatra në jug. Mes tyre ka fëmijë, gra dhe punonjës të ndihmës së shpejtë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ushtria izraelite sot filloi sulme të reja ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban pasi zbuloi se grupi pro-iranian po përgatitej të sulmonte Izraelin, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Ai i bëri thirrje popullit të Libanit që të qëndrojë larg atyre vendeve.

Banorët e Libanit jugor morën gjithashtu thirrje paralajmëruese nga një numër libanez që të largohen menjëherë 1000 metra nga pozicionet e përdorura nga grupi i armatosur libanez Hezbollah.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR