• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Strumicë është shënuar 19 vjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski

Në Strumicë është shënuar 19 vjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski

Strumicë, 26 shkurt 2023 (MIA) - Para monumentit "Maqedonia", i ngritur në nder të presidentit të vdekur tragjikisht të Maqedonisë, Boris Trajkovski, vendlindja e tij Strumica ka shënuar 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Anëtarët e familjes Trajkovski, miq, përfaqësues të vetëqeverisjes lokal, partive politike dhe shoqatave të qytetarëve shprehën respektin e tyre duke vendosur lule dhe duke u përkulur para monumentit të tij.

Kurora lulesh para monumentit u vendosën nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Borçe Haxhiev, drejtor i Byrosë për Furnizime Publike, si dhe anëtarë të Federatës Evropiane të Qyteteve Karneval (FECC), i cili po qëndron në karnevalin e Strumicës.

Për idealin dhe veprën e presidentit Trajkovski foli kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të vdekjes së presidentit Trajkovski, recituesit nga Shtëpia për fëmijë dhe të rinj "Blagoj Muçeto" nga Strumica recituan poezi të përshtatshme. sa/

Foto: Komuna e Strumicës 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR