• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Strugë fillon forumi i Prespës për dialog “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision i (pa)mundur?”

Në Strugë fillon forumi i Prespës për dialog “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision i (pa)mundur?”

Strugë, 15 qershor 2023 (MIA) - Në hotelin "Drim" në Strugë sot fillon edicioni i tretë i Forumit të Prespës për dialog me titull “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa nën patronazhin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Forumi i Prespës për dialog këtë vit përkon edhe me përvjetorin e parë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Kryeministri Kovaçevski në cilësinë e kryesuesit do ta udhëheqë seancën qendrore të Konferencës me temën “5 vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfida që krijojnë mundësi”.
 

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, tema e titullit të FPD-së të këtij viti është Evropa e bashkuar si një faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të kontinentit, i pasqyruar përmes integrimit të forcuar dhe të përshpejtuar të pjesës tjetër të vendeve të kontinentit në Bashkimin Evropian.

Në forumin dyditor në një vend, do të jenë të pranishëm përfaqësues të shquar vendas dhe ndërkombëtarë të rangut të lartë, diplomatë, figura të shquara nga komuniteti akademik dhe i biznesit, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë një mundësi të shkëlqyer të ndajnë analizat e tyre, mendime dhe ide për temat më aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndër pjesëmarrësit e konfirmuar janë presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës i Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman, ministrat për Çështje Evropiane nga Serbia dhe Shqipëria, Tanja Misheviq dhe Majlinda Duka, Piter Burk nga Irlanda; Martin Dvorak nga Republika Çeke, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmit, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenca, Nënsekretarja e Përgjithshme e UNDP-së, Ivana Zhivkoviq, etj.

Në kuadër të forumit do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Nismës Rajonale për Migracionin, Azilin, Refugjatët (MARRI) dhe Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), si dhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Miqtë e Evropës (Friends of Europe). 

#Agresioni rus në Ukrainë na kujtoi nevojën për një Evropë të bashkuar të përkushtuar për të mbrojtur vlerat dhe interesat e saj. Nuk ka asnjë mendim politik shkencor përkatës që nuk e vendos temën e Evropës së bashkuar si një faktor kyç për unitetin dhe stabilitetin e kontinentit të pasqyruar përmes integrimit të forcuar dhe të përshpejtuar të pjesës tjetër të vendeve të kontinentit në BE. Në forumin e sivjetshëm do të diskutojmë se sa është e mundur të përmbushet ky mision deri në fund të kësaj dekade apo një familje e gjerë evropiane deri në vitin 2023, tha të martën në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai shtoi se duke zgjedhur Strugën këtë vit, ne e njohim historinë e pasur të qytetit të shkëmbimeve kulturore dhe akoma më shumë ia shtojmë Ohrit Strugën si dy qytete që nuk janë vetëm simbole të Liqenit të Ohrit, por edhe vende që frymëzojnë dialog të hapur dhe diskutime produktive. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR