Në SPB Tetovë këtë vit 40 persona kanë raportuar për sulme nga qentë endacak
- Nga 1 janari deri më sot në SPB Tetovë kanë arritur 40 raportime të qytetarëve të cilët kanë kërkuar të evidentohet se ishin lënduar për shkak të sulmeve nga qentë endacak.
- Post By Sara Ademi
- 15:59, 20 mars, 2023
Tetovë, 20 mars 2023 (MIA) - Nga 1 janari deri më sot në SPB Tetovë kanë arritur 40 raportime të qytetarëve të cilët kanë kërkuar të evidentohet se ishin lënduar për shkak të sulmeve nga qentë endacak.
Pasi Komuna e Tetovës formoi një rregullore për të shlyer dëmet me qytetarët nëse lëndohen nga kafshimi i qenve endacak, gjithnjë e më shumë arrijnë kërkesa për dëmshpërblim.
"Deri tani janë dorëzuar 32 kërkesa për dëmshpërblim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak. Kompletisht janë shqyrtuar gjashtë kërkesa, nga të cilat tre janë formuar përkatësisht të njejtat janë miratuar. Për tre të tjerat, Komisioni kërkon të plotësohen për rishqyrtim", informonte Milena Vuçevska, zëdhënëse e Komunës, duke shtuar se pikët dhe vlera e dëmit janë informata interne.
Nga ana tjetër, në ndërkohë këtë rregullore para Gjykatës Kushtetuese e kontestoi një avokat i Tetovës. Ai kontestoi se ka kritere të pabarabarta për konfirmim të vlerës së dëmshpërblimit në dëm të shkaktuar nga qentë endacak. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s