• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shtip sot në mëngjes nuk ka tym, në terren një numër i madh njerëzish dhe mekanizmit do të intervenojnë në shuarjen e zjarreve

Në Shtip sot në mëngjes nuk ka tym, në terren një numër i madh njerëzish dhe mekanizmit do të intervenojnë në shuarjen e zjarreve

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Në malin Serta sot në mëngjes është mjegullt dhe nuk mund të shihet nëse ku dhe sa është aktiv zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën e kaluar, thotë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov i cili ndodhet atje, duke paralajmëruar informata për më vonë.

Në Shtip sot në mëngjes nuk ka tym, për dallim prej dje kur për shkak të tymit të dendur, Shtabi i krizës u bëri thirrje qytetarëve të evitojnë praninë në ambiente të hapura për gjatë kohë, përkatësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Zjarri iu afrua disa kilometrave mbi fshatrat Sellcëm Dragoevë dhe Piperovë.

Sot në mëngjes, përfaqësues të të gjitha institucioneve, zjarrfikës, anëtarë të shoqatave dhe banorëve lokal do të jenë në terren të shoqëruar nga menaizmi në mënyrë që të formohen rrathë rreth fshatrave dhe të shuhet zjarri në Serta.

Qytetarët e Shtipit duhet të shmangin qëndrimin e gjatë në natyrë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi sonte qyteti u mbulua nga tymi, ndërsa ndjehet edhe era e saj, është një madje nga

Kryetari i Komunës, Ivan Jordanov mbrëmë theksoi se mes vendimeve që janë sjellë është edhe të kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit nga qytetet e tjera në vend për përballje me stihinë e zjarrit në malin Serta në rajonin e Shtipit. Vërrehet se situata me zjarret është serioze dhe e rrezikshme për disa fshatra në malin Serta.

Mes vendimeve të Shtabti të djeshëm të krizës janë edhe përfshirja e Shoqatës së gjuetarëve, shoqatave of roud, popullatës lokale e cila është e prekur, për shkak të mbështetjes logjistike, si dhe për informata në terren. Nevojitet përfshirje e ekipeve të Ndihmës së shpejtë mjekësore dhe Kryqit të Kuq në vatrat e zjarrit në Sertë.

Ndërkaq zjarri në Negotinë, e kaploi edhe kodrën me tulipan endemik, rajon në mbrojtje të vetëqeverisjes lokale.

Thonë se bëhet fjalë për lokalitet floristik "Orllovo Bërdo" afër krivollakit, ku janë regjistruar lloje endemike të bimëve, siç janë Tulipa mariannae, Hedysarum macedonicum, Salvia jurisicii dje të tjera. Është shpallur përmendore e natyrës, si objekt i cili ka endemitete të rralla të Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2019 ekologjistët reaguan se nuk dëshirojnë deponi për mbeturina industriale në Krivollak, të shqetësuar për rajonin e vetëm të mbrojtur të natyrës në Negotinë, "Orllovo Bërdo".

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës mbrëmë informuan se nuk ka rrezik nga zjarret për objektet infrastrukturore të armatës në Krivollak dhe të gjitha objektet kritike janë të sigurta.

Pjesëtarët e armatës të cilët ndodhen në terren lokalizuan pjesë të zjarreve të cilat, siç ceket, "mund të jenë potencialisht të rrezikshme për objektet infrastrukturore me rëndësi të veçantë".

Dje zjarre pati edhe në vende të tjera, por edhe stuhi e shkurtë në Shkup e cila shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit, drunj të rënë... ab/

MIA: FOTО Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR