• e diel, 06 tetor 2024

Në shtator ka pasur 778 zjarre, vetëm gjatë fundjavës 95 zjarre

Në shtator ka pasur 778 zjarre, vetëm gjatë fundjavës 95 zjarre

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme ka pasur 37 zjarre, prej të cilave katër janë ende aktive, informuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Prej aty potencojnë se duke filluar prej të premtes, e deri dje ka pasur gjithsej 95 zjarre në ambient të hapur, ndërsa gjatë shtatorit janë regjistruar gjithsej 778 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave 43 janë shuar me er traktorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe me helikopterë të MPB-së.

"U apeloj të gjithë bujqve të mos e djegin kashtën, ndërsa blegtorët kullosat. Të reshura serioze nuk ka kohë të gjatë, vegjetacioni është tejet i thatë, temperaturat e ditës ende janë të larta, zjarrfikësit dhe pilotët janë të rraskapitur dhe në fund të forcave. Apeloj deri te të gjithë kryetarët e komunave t'i ndajnë procedurat me ligj të përshkruara dhe të kërkojnë përkrahje ajrore atëherë kur janë shtjerrë të gjitha mundësitë e tjera. Zjarret  nuk shuhen nga ajri me er traktorë dhe helikopterë pa përkrahje të zjarrfikësve në vend. Është e pamundur të shuhet zjarr deri mbi të nuk shkel çizma e zjarrfikësit", thotë drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR