• e hënë, 30 dhjetor 2024
Në Shqipëri po përhapet varianti BA5
Tiranë, 19 korrik 2022 (MIA) – Me të madhe po përhapet infektimi me variantin BA5 që konfirmojnë edhe të dhënat se në 24 orët e fundit në vend, rezultat pozitiv është marrë tek 48.3 për qind e të testuarve. "Në 24 orët e fundit janë bërë 3.821 testime, me ç'rast virusi është konfirmuar tek  1.846 persona, ndërsa në spitalin Kovid3 aktualisht po trajtohen 30 pacientë. Fatkeqësisht, jetën e kanë humbur dy persona nga Tirana në moshën 67 dhe 81 vjeçare", kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë. Megjithatë, sipas mjekëve amë, incidenca e infeksionit është më e lartë, sepse një numër më i madh i qytetarëve bëjnë teste të shpejta në shtëpi dhe nuk paraqiten derisa nuk u përkeqësohet situata. Ata shtojnë se çdo i dyti pacient që vjen në ambulantat e tyre është me simptoma të Kovid-19. Sipas statistikës zyrtare nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 1.889.151 testime, 298.578 kanë rezultuar pozitivë, në listën e personave të shëruar janë futur 285.912, kanë vdekur 3.520, ndërsa aktivë në sëmundje janë 9.146 persona. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR