• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në shkurt është rritur numri i turistëve në krahasim me periudhën e vitit të kaluar

Në shkurt është rritur numri i turistëve në krahasim me periudhën e vitit të kaluar

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Numri i turistëve në shkurt është rritur për 7,9 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa numri i bujtjeve për 7,7 për qind, tregojnë të dhënat e statistikës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë në shkurt kishte 44.224 turistë nga të cilët 61 për qind kanë qenë turistë të huaj, ndërsa 39 për qind turistë vendas. Janë regjistruar gjithsej 89.362 bujtje prej të cilëve 55,3 për qind kanë qenë bujtje nga turistët e huaj, ndërsa 44,7 për qind turistë vendas.

Gjatë periudhës janar-shkurt në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për nëntë për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 11,6 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR