• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shkup u mbajt marsh protestues për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Në Shkup u mbajt marsh protestues për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Me moton "32 vjet shtet, 32 vjet korrupsion që vret", përfaqësues të familjeve të 14 personave që i kanë humbur jetët në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, sot në Shkup mbajtën marsh protestues, për shkak të, siç thanë, pakënaqësisë nga puna dhe veprimet e Prokurorisë. Marshi protestues filloi nga sheshi Skenderbeu dhe përfundoi para Prokurorisë publike, ku i kanë vendosur pankartat.

Ata kërkuan shkarkimin e prokurorit publik, Lubomir Jovevski dhe prokurorëve tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavlloviq dhe Dejan Petreski, për të cilët konsiderojnë se janë involvuar në fshehjen e veprës. Kërkuan edhe hapjen e procedurës gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe veprimin dhe rishqyrtimin e sërishëm të aktvendimit nga gjykata në Tetovë.

Mumin Ismaili, i afërm i njërit prej viktimave, tha se nëse nuk merren paasysh kërkesat e tyre, do të jenë të detyruar ta ndryshojnë formën e protestave të qeta.

"Ata, sot, nuk janë mes nesh vetëm për shkak se nuk janë respektuar standardet ndërtimore. Jeta e qytetarëve në këtë shtet është peng i tregtisë dhe tenderëve pa kritere dhe dobisë materiale, por u dëshmua se korrupsioni vret në këtë shtet. Të gjithë flasin për integrim në BE dhe sundimin e drejtësisë, por në këtë shtet nuk respektohet jeta më e shejtë e njeriut. Katërmbëdhjetë viktima - zero ditë burg. Nga kjo ndërtesë nuk pamë as D prej drejtësisë. Pikërisht nga kjo ndërtesë shkatërrohet perspektiva dhe shpresa për jetë dinjitoze në këtë vend. Kjo Prokurori është shef i krimit të organizuar, korrupsionit, të keqes dhe oligarkisë", tha ai. 

Ismaili tha se besimi në sistemin gjyqësor është zero dhe potencoi se jemi dëshmitarë të një papërgjegjëse totale të sundimnit të krimit në të gjitha nivelet.

"Injorimi i heshtur i ekspertizës gjermane, të cilën prokurori zshëm e ka kërkuar, paraqet skandal dhe dështim fatal të sistemit gjyqësor. Kultura e mosndëshkimit ka metastazuar në çdo nivel të sistemit dhe nuk dimë se cila onkologji mund ta shërojë kancerin që e ka përfshitrë tërë Maqedoninë. Kërkojmë hapje të procedurës gjyqësore për shkaqet e zjarrit, ku në bankën e të akuzuarve do të ulen krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, si porositës dhe ndërmarrja 'Brako', si fitues i tenderit. Dhe veprim dhe rishqyrtim të sërishëm të aktvendimit nga gjykata në Tetovë", tha Ismaili.

Zjarri në spitalin modular në Tetovë ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2021, kur jetët i kanë humbur 14 njerëz, ndërsa dhjetëra janë lënduar.

Më 5 qershor 2023 ka përfunduar procesi gjyqësor për veprat penale lidhur me zjarrin në spitalin modular. Me kusht janë dënuar drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", ndërsa, personi juridik ISHP Spitali klinik është shpallur fajtor për veprën "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm". Gjykata miratoi aktvendim për lirim të mjekut Boban Vupevski dhe Spitalit klinik për veprën "mosveprim sipas rregullave shëndetësore".

Prokuroria themelore publike Tetovë, një muaj më vonë, më 10 korrik ka ngritur ankesë për aktvendimin e shqiptuar të shkallës së parë. Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ende po zhvillon procedurë parahetimore lidhur me tenderin për furnizim të spitaleve modulare. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR