• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shkup termini i parë i lirë në dhjetor, në qytetet tjera në shtator, MPB siguron se qytetarët në kohë do t'i marrin dokumentet

Në Shkup termini i parë i lirë në dhjetor, në qytetet tjera në shtator, MPB siguron se qytetarët në kohë do t'i marrin dokumentet

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut janë dhënë rreth 1.000.000 pasaporta dhe mbi 800.000 letërnjoftime, ndërsa pjesa tjetër, konform Marrëveshjes së Prespës do të duhet të zëvendësohet deri më 12 shkurt të vitit të ardhshëm.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n sigurojnë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për pasaporta, letërnjoftime apo dokument tjetër do t'i marrin, janë siguruar mjaftueshëm formularë dhe ka kohë të mjaftueshme që e gjithë kjo të realizohet.

"E përsërisim se nuk do të ketë gjoba për qytetarët nëse nuk i ndryshojnë dokumentet dhe apelojmë që të mos përhapen dezinformata", thuhet në përgjigjen e MPB-së për MIA-n.

Qytetarët mund të caktojnë termin përmes telefonit, në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së MPB-së, por edhe përmes portalit uslugi.gov.mk. Nga MPB theksojnë se maksimalisht shfrytëzohen të gjitha kapacitetet, duke punuar në fundjavë dhe festa dhe se ndërmerr të gjitha masat që qytetarët të marrin dokumentet në kohë.

Përderisa termini i parë i lirë për ndërrimin e dokumenteve personale sipas procedurës së rregullt në Shkup është në muajin dhjetor, në qytetet tjera terminë të lirë ka në shtator.

"Sipas të dhënave të marra nga operatori ekonomik që për shërbime të MPB-së i kryen qendra e thirrjeve, gjegjësisht 12 linjat e saj të thirrjeve, për aplikim për dokumente personale në Shkup termini i parë i lirë është në dhjetor. Theksojmë se nëse qytetarët kanë nevojë urgjente për dokumente, ekziston procedurë urgjente përmes së cilës mund të sigurojnë menjëherë dokumentet e kërkuara. Për qytetet e tjera terminë të lirë ka në shtator", thuhet në përgjigjen e MPB-së rreth asaj se sa termine të lira për ndryshimin e dokumenteve personale sipas procedurës së rregullt kanë mbetur deri në skadimin e afatit për ndryshim.

Dhënia e letërnjoftimeve sipas procedurës së rregullt kushton 310 denarë, ndërsa për pasaportë 2.300 denarë

Përveç dokumenteve të nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit në procedurë të rregullt, qytetarët do të duhet të paguajnë 310 denarë. Letërnjoftimet përpunohen brenda 15 ditëve nga dita e paraqitjes së aplikimit.

Првата можност е со работа на Парламентот од 1 септември да се донесе законот и да се издадат тие лични карти. Втората работа е Министерството за правда, заедно со другите надлежни ресори, да

Në procedurë të rregullt, pasaporta për personat mbi 27 vjeç kushton 2.300 denarë, për moshën 4 deri në 27 vjet kushton 1.700 denarë dhe për fëmijë deri në 4 vjeç 1.600 denarë.

Pasaporta në procedurë të rregullt jepet në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës, ndërsa nëse ka nevojë qytetarët mund të kërkojnë që t'u jepet në procedurë urgjente të cilëve për persona mbi 27 vjeç do t'u kushtojë 6.400 denarë, për moshat 4 deri në 27 vjet 6.300 denarë dhe për fëmijë deri në 4 vjeç 6.200 denarë.

Përveç dokumentet personale, qytetarët me emrin e ri të shtetit do të duhet t'i ndërrojnë patentë shoferët, lejet e qarkullimit dhe targat e automjeteve.

Leja e vozitjes në procedurë të rregullt kushton 520 denarë, ndërsa me procedurë urgjente 1.340 denarë. Leja e qarkullimit do t'u kushtojë qytetarëve 310 denarë, ndërsa targat e regjistrimit 1.250 denarë.

Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria që edhe një herë të shqyrtojë mundësinë e mbulimit eventual të shpenzimeve për letërnjoftimet

Qeveria edhe një herë ta shqyrtojë mundësinë për mbulim të mundshëm të shpenzimeve së paku për letërnjoftimet, obligim që imponohet me vetë Ligjin për letërnjoftim. Për të gjithë qytetarët që jo për fajin e tyre mbeten pa letërnjoftim të vlefshëm, shteti ta sigurojë shpenzimin financiar, thotë Avokati i Popullit, Naser Ziberi në deklaratën për MIA-n.

Ziberi thekson se deri te Avokati i Popullit në periudhën e kaluar kanë mbërritur parashtresa mbi dy baza, përkatësisht mospasje të mundësisë për caktimin e terminit për ndërrimin e dokumenteve dhe barrën financiare.

Народниот правобранител Насер Зибери во интервју за МИА вели дека најголем проблем е ресоцијализацијата и образовниот систем за малолетниците сместени во ВПД Тетово. Парцијалното решавање на

"Kompetencat tona janë të kufizuara në drejtim të tejkalimit të problemit. Ne pothuajse çdo ditë e ngremë çështjen dhe e informojmë opinionin se po mbërrijnë ankesa. Në bazë të atyre ankesave ne u drejtohemi  institucioneve kompetente, në këtë rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky problem u hap ditët e fundit pasi qytetarët nuk mund të caktojnë termin për  fillimin e procedurës për rinovimin e dokumenteve", ka thënë Ziberi. 

Sipas tij, është bërë një lëshim në atë që institucionet kompetente nuk kanë filluar me lëshimin e dokumenteve personale me emrin e ri që nga dita kur është marrë vendimi.

"Supozoj se MPB ka pasur për qëllim t'i përdorin formularët e vjetër, ndërsa kjo  megjithatë ka sjellë  deri në këtë situatë në të cilën jemi sjellë, gjegjësisht një numër i madh qytetarësh të ekspozohen në një shpenzim shtesë dhe  të mos mund të marrin  termin për t'i rinovuar. dokumentet e tyre personale. Për këto arsye,  konsideroj se Qeveria nuk ka bërë vlerësim të mirë, as ka miratuar ndonjë plan operativ për zbatimin e këtij aktiviteti, që do të thotë se qytetarët janë vënë në një situatë jashtëzakonisht të pavolitshme", shpjegon Ziberi. 

Ai potencoi se me këtë qytetarët vihen në një situatë ku nuk mund t'i realizojnë edhe të drejtat e tjera siç janë marrja e pagës, pensionin, të drejtën e ndihmës sociale, pagesën e kësteve, të drejtën e votës etj. 

Detyrimi ligjor për ndryshimin e dokumenteve personale konform Marrëveshjes së Prespës është 12 shkurt 2024

Të gjitha dokumentet personale konform Marrëveshjes së Prespës deri më 12 shkurt 2024 duhet të jenë me "Republika e Maqedonisë së Veriut". Kjo do të thotë se të gjitha letërnjoftimet, pasaportat dhe patentë shoferët që janë me datë të vlefshme dhe përmbajnë emrin “Republika e Maqedonisë” qytetarët do të duhet t'i ndërrojnë më së voni deri në fund të kësaj periudhe.

Државниот интерес треба да биде приоритет на сите министри и заменици во оваа техничка Влада и тука нема дилема, истакна техничкиот премиер Оливер Спасовски, кој вечерва пред почетокот на вла

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski javën e kaluar shprehu besimin se realizimi i çfarëdo të drejte qytetare nuk do të vihet në pikëpyetje nëse dokumentet personale nuk ndryshohen me kohë.

Për qëndrimin e Avokatit të popullit se dokumentet personale me prapashtesën e re duhet të jenë në kurriz të buxhetit të shtetit, Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se për momentin nuk ka një vendim të tillë.

"Lidhur me ndryshimin e dokumenteve personale që kemi për momentin nuk ka ndonjë vendim tjetër përveç atij që është miratuar. Pra, ato duhet të ndryshohen", tha Spasovski në pyetjen gjatë shënimit të Ditës së Njësitit për pozicionim të shpejtë në Kumanovë dhe theksoi se tashmë janë ndryshuar mbi një milion dokumente.

I pyetur nëse do të mund të votohet me dokumentet e vjetra personale në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, tha se tani kjo pyetje nuk po parashtrohet fare.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018, ndërsa ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedoni të Veriut në Kuvend u votuan më 11 janar 2019. Pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën zyrtare në shkurt 2019, filluan të rrjedhin afatet pesëvjeçare në përputhje me Marrëveshjen. Por problemi është se shteti nuk ka filluar menjëherë me dhënien e dokumenteve personale me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kështu që ka qytetarë që i kanë ndërruar dokumentet personale pas këtij afati, ndërsa shteti ju dha letërnjoftime, pasaporta apo patentë shoferë me "Republika" e Maqedonisë".

Aleksandër Atanasov

 

QËNDRONI TË LIDHUR