• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shkup Simpoziumi Ndërkombëtar për ndërtimet rezistente

Në Shkup Simpoziumi Ndërkombëtar për ndërtimet rezistente

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - "Ndërtimet rezistente" është tema e ngjarjes më të madhe në fushën e ndërtimtarisë në vendin tonë në vitin 2023 - Simpoziumi i 20-të Ndërkombëtar i Shoqatës së Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë (SHKNM), i cili mbahet sot në Shkup.

Ky vit shënon 60-të vjetorin e tërmetit të Shkupit, një ngjarje që shënon një pikë kthese në ndërtimtarinë e Maqedonisë dhe Evropës. Pikërisht Simpoziumi i SHKNM-së do të mundësojë pasqyrimin e njohurive të përgjithshme të fituara dhe të aplikuara në gjashtë dekadat e fundit në fushën e projektimit aseizmik, por edhe një diskutim të sfidave që na presin. Fokusi i Simpoziumit do të jenë sfidat globale që lidhen me ndryshimet klimatike dhe efektet që ato kanë në strukturat, duke përfshirë konceptet e qëndrueshmërisë, përshtatshmërisë, besueshmërisë dhe gjatësisë së  menaxhimit të ndërtimeve.

"Sot festojmë 20 vjetorin e Simpoziumit të Shoqatës së Konstruktorëve  Ndërtimor të Maqedonisë, shoqëri me traditën më të gjatë të vazhdueshme dhe më të shumtë në fushën e ndërtimtarisë, po ashtu festojmë 74 vjet nga themelimi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe po përkujtojmë 60-të vjetorin e tërmetit të Shkupit. Më e rëndësishmja është se sot po e festojmë ndërtimtarinë si profesion", tha Darko Nakov, kryetar i SHKNM-së-së para fillimit të Simpoziumit.

Ai theksoi se SHKNM është një kompani që bashkon të gjithë konstruktorët e ndërtimit dhe inxhinierë të tjerë, arkitektë, urbanistë.

"Pas tërmetit të Shkupit, në një konferencë në Shkup u formua Asociacioni Evropian për Inxhinieri Tërmetesh. Shkupi është i rëndësishëm si qytet, sepse këtu është realizuar izolimi i parë bazë i një objekti në botë. Këto janë momentet që duam t'i përkujtojmë sot", thekson Nakov.

Goran Markovski dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup theksoi se sot shënohen 74 vjet nga formimi i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup si anëtare e USHCM-së. Siç tha ai, është fakulteti teknik më i vjetër dhe një nga më të vjetrit të formuara në vend.

Ndërtimtaria, siç tha, është ngulitur në të gjitha poret e shoqërisë dhe për këtë arsye brengos plotësisht interesi më i dobët  për studim në Fakulteitn e Ndërtimtarisë.

"Shpresoj se në periudhën në vijim kjo pasqyrë do të ndryshohet", theksoi Markovski.

Armen Grigorian nga UNDP theksoi se në vitin kur shënojmë 60 vjetorin e tërmetit të Shkupit edhe UNDP organizon ngjarje serioze në kujtim të viktimave të tërmetit dhe atyre që mbijetuan dhe e rindërtuan qytetin.

Ai theksoi se UNDP së fundi publikoi një studim rajonal për infrastrukturën kritike, e cila përfshin vendin dhe e cila ka shumë gjetje dhe rekomandime interesante.

Tina Vejrum, kryetare e Shoqatës Ndërkombëtare për Inxhinierinë e Urave dhe Strukturave, e cila ka anëtarë nga pothuajse 100 vende të ndryshme që merren me materiale dhe struktura dhe të gjitha llojet e mbrojtjes, tha se ajo pret që Simpoziumi të jetë shumë interesant dhe produktiv.

Ngjarja organizohet nga SHKNM, nën udhëheqësinë e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, dhe bashkëorganizuar nga Grupi Kombëtar i Maqedonisë i IABSE (International Association for Bridge and Structural Engineering), USHCM, Fakulteti i Ndërtimtarisë-Shkup, Instituti për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe Sizmologjinë inxhinierike, Fakulteti i Arkitekturës - Shkup, Oda e Arkitektëve të Certifikuar dhe Inxhinierëve të Certifikuar, Shoqata e Maqedonisë për Inxhinieri Tërmeti, Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale dhe Instituti për Standardizim. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR