• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shkup shqiptohen 114 sanksione trafiku

Në Shkup shqiptohen 114 sanksione trafiku

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme Shkup  vazhdon me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit...

MPB kumtoi se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR