• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup sanksionohen 211 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 211 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 211 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e një sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, katër masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë...

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. mb/

Foto: Akrivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR