• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup sanksionohen 209 shoferë

Në Shkup sanksionohen 209 shoferë

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç'rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 sanksione, kumtoi MPB.

Për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar  janë shqiptuar 24 sankisone, 19 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 11 gjoba për shfyrtëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR